Shkencë

Zhvillohet ‘super’ vaksina që mbron nga Covid-19 dhe variantet e tij

Një vaksinë universale e koronavirusit është një hap më afër realitetit. Shkencëtarët besojnë se krijimi i një vaksine të tillë mund të parandalojë valët e ardhshme të Covid-19.

Në teori, do të ofronte mbrojtje kundër Covid-19, të gjitha varianteve të tij dhe të gjithë anëtarëve të familjes së koronavirusit.

 Akademikët në Institutin Francis Crick, kanë gjetur një objektiv të mundshëm që ata mendojnë se duhet të shfrytëzohet.

Testet në minj treguan se synimi duhet të jetë proteina spike. Vaksina e re që synon proteinën mund të mbrojë kundër Covid-19 dhe të gjitha varianteve.

 Të dhënat e fundit tregojnë se vaksina zhvilloi antitrupa tek brejtësit në laborator. Edhe pse premtuese, teknologjia aktuale pas vaksinës eksperimentale ende nuk është testuar te njerëzit.

Vaksina përdor material gjenetik nga SARS-CoV-2 për të stimuluar trupin të prodhojë antitrupa për të luftuar patogjenin nëse ndonjëherë haset në të. Studimi mbi "pan-koronavirusin" u publikua të mërkurën në “Science Translational Medicine”.

Vaksina sinjalizon trupin të prodhojë antitrupa për të shënjestruar një pjesë specifike të proteinës spike të SARS-CoV-2, të cilën e përdor për të pushtuar qelizat e trupit.

Kevin Ng, një imunolog që mori pjesë në studim tha se proteina spike është një objektiv premtues për një vaksinë të mundshme pan-koronavirus.

“Kjo është një vaksinë më e fortë dhe më efikase”, shpjegon Ng.

Burimi: Daily Mail /Përktheu: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë