Shkencë

Zhvillohet roboti ‘infermier’, mund të transmetojë joga, të tregojë shaka dhe të ndihmojë me rikuperimin e kujtesës

Robotët infermierë janë vendosur në një shtëpi pleqsh në Minesotë për t'u kujdesur për pacientët me Alzheimer.

Këta robotë, të zhvilluar nga një ekip studiuesish në Universitetin e Minesotës, janë të pajisur për të ndihmuar individët me shëndetin e tyre emocional, fizik dhe kognitiv.

"Jam jashtëzakonisht e emocionuar që po bëj histori me studentët e mi, duke vendosur robotë infermierë në shtëpitë e të moshuarve për t’i ndihmuar”, tha Arshia Khan, një pedagoge e shkencave kompjuterike në Universitetin e Minesotës.

Roboti infermier dhe pedagogia Arshia Khan-Daily Mail-Gazeta "Si"-08.07-2022

Ky robot është dy metra i gjatë i quajtur “NAO”. Khan thekson se makina do të ndihmojë punëtorët shëndetësorë dhe kurrsesi nuk do i zëvendësojë ata.

"Në robotikë, ne jemi në gjendje që roboti të shfaqë video me fotografi dhe të luajë muzikë dhe t'u kujtojë atyre ngjarje të veçanta”, shpjegoi Khan, e cila ka gjithsej 25 robotë në laboratorin e saj.

Roboti mund të kërcejë, të këndojë, të luajë muzikë dhe të ndërveprojnë.

Pedagogia Arshia Khan-Daily Mail-Gazeta "Si"-08.07-2022

“Ky është një hap i madh dhe fillimi për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve dhe njerëzve të prekur me demencë duke përdorur robotë humanoidë”, shton ajo.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka më shumë se 1 miliard njerëz mbi moshën 60 vjeç, që vuajnë nga demenca apo probleme të thella të shëndetit mendor.

“Robotët infermier, që ndihmojnë të moshuarit janë mënyra për të ecur përpara në kujdesin për të moshuarit tanë”, thotë Khan.

Ky institucion është i pari nga tetë shtëpitë e të moshuarve në të gjithë Minesotën, që fillon të përdorë robotë humanoidë dhe shtëpitë e tjera të të moshuarve do të marrin robotët e tyre në javët e ardhshme.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë