Shkencë

Zhvillohet një trajtim i ri premtues për fibrilacionin kardiak

Një ndërhyrje revolucionare për trajtimin e fibrilacionit atrial u krye për herë të parë në botë, në spitalin Mauriziano në Torino, për të ulur rrezikun e goditjes në tru.
Një pacient 56-vjeçar nga Torino iu nënshtrua një operacioni që kombinoi dy teknika për herë të parë, atë kirurgjikale dhe atë me medikamente, njëkohësisht.

Pacienti i prekur gjithashtu paraqiti një rrezik të lartë për mpiksje gjaku, por nuk mund të merrte hollues gjaku, për shkak të një rreziku të lartë shoqërues të gjakderdhjes.

Kombinimi i dy teknikave, të përdorura për herë të parë në botë, ka bërë të mundur rivendosjen e ritmit të rregullt të zemrës dhe uljen e ndjeshme të rrezikut të goditjes cerebrale.

Ndryshe nga të gjitha sistemet e përdorura më parë, kjo metodë nuk përfshin futjen e ndonjë pajisjeje të përhershme në zemër.

Procedura u krye me qetësim sipërfaqësor.

Ecuria e operacionit ka qenë e rregullt dhe pacienti ka dalë nga spitali pas vetëm dy ditësh pa simptoma dhe pa komplikime.
Simptomat janë rrahje zemre, vështirësi frymëmarrje dhe lodhje e lehtë.

Sëmundja mund të çojë në dëmtim të zemrës dhe lidhet me një rrezik të shtuar të goditjes cerebrale, që e shkakton atë në 20% të rasteve.

Për më tepër, aritmia mund të jetë përgjegjëse për dëmtime njohëse të shkallëve të ndryshme deri në demencë.

Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë