Shkencë

Zhvillohet impianti i trurit që ndihmon njerëzit e paralizuar të flasin

Studiuesit në Kaliforni raportuan të Mërkurën se ata kishin zhvilluar dhe testuar me sukses një implant eksperimental të trurit që përkthen sinjalet e trurit në fjalë në kompjuter. Eksperimenti i përshkruar dhe botuar në revistën “New England Journal of Medicine”, tregon një hap të ri drejt teknologjisë që një ditë mund t'i ndihmojë njerëzit të flasin duke menduar. Ai gjithashtu ofron shprese për mijëra njerëz që çdo vit humbasin aftësinë për të folur si rezultat i dëmtimeve ose sëmundjeve të ndryshme. Megjithatë, kufizimet e të ashtuquajturës neuroprotezë e të folurit tregojnë se teknologjia mbetet në fillimet e saj. Në vitet e fundit teknologjia ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve akademikë, si dhe shoqërive të teknologjisë që shpresojnë ta komercializojnë atë, duke përfshirë “Neuralink Corp” të Elon Musk, “Kernel” dhe “Facebook Inc”.
Për të testuar neuroprotezën e tyre, studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, San Francisco kërkuan ndihmën e një burri rreth të 30-ave, i cili kishte humbur aftësinë për të folur si rezultat i paralizës së shkaktuar nga një goditje e rëndë e pësuar më shumë se 15 vjet më parë. Gjatë 81 javëve dhe në 50 seanca të ndara, studiuesit bashkëngjiten pajisjen për të regjistruar aktivitetin e trurit të burrit ndërsa vëzhgonte fjalë individuale të shfaqura në një ekran dhe imagjinonte t'i shqiptonte ato me zë të lartë. Studiuesit shkruan se e ata mund ta identifikonin me saktësi fjalën që burri po thoshte. Studimi u kufizua në një fjalor me 50 fjalë të ngjashme me fjalorët e nxënësve në shkollën fillore.

"Për njohuritë tona, kjo është demonstrimi i parë i suksesshëm i dekodimit të drejtpërdrejtë të fjalëve të plota nga aktiviteti i trurit të dikujt që është i paralizuar dhe nuk mund të flasë", tha Eddie Chang, një neurokirurg në universitet.
Ndërsa, Amy Orsborn, një asistent profesor i bioinxhinierisë në Universitetin e Uashingtonit, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkim tha se përveç demonstrimit se rajoni i trurit përgjegjës për të folurit vazhdon të funksionojë edhe vite pasi aftësia për të folur ka humbur, hulumtimi i ri tregon se kompjuterët mund të mësohen të deshifrojnë fjalë të plota nga aktiviteti i trurit dhe jo vetëm shkronja.
Studiues të tjerë kanë qenë në gjendje të përkthejnë sinjalet e trurit në tekst, por këto përpjekje kanë gjeneruar kryesisht shkronja individuale sesa fjalë të plota. Hulumtimi i ri vjen dy muaj pasi studiuesit e Stanfordit raportuan se ata kishin zhvilluar dhe demonstruar me sukses një sistem të ngjashëm. Sistemi, i cili përdori elektroda të implantuara brenda trurit. Neuroproteza e të folurit që ai përdori në studim është një pajisje eksperimentale dhe jo diçka që njeriu mund ta përdorë çdo ditë. David Moisiu, një shkencëtar në universitet dhe një bashkë autor i punimit të ri tha që njeriu do të jetë i lumtur kur kompjuteri të shfaqi fjalët e tij në mënyrë të saktë.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë