Politike

Zgjidhet Presidenti i ri i PPE, në Roterdam ftesë për Tabakun, Këlliçin dhe Vokshin    

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha të enjten për mediat se PPE po mban një qëndrim neutral rreth zhvillimeve brenda PD-së.

Megjithatë, i pyetur më konkretisht nga mediat, Berisha shtoi se zëri i ‘Rithemelimit’ në forumin e PPE që mbahet ne fund te muajit maj do të jetë i pranishëm.

Mësohet se PD do të përfaqësohet në këtë mbledhje nga Jorida Tabaku e cila ka marrë ftesën si nënkryetare e Partisë Demokratike, Albana Vokshi si kryetare  e Lidhjes së Gruas së PD-së, po ashtu dhe nga deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së.

Në Roterdam me 31 maj pritet të zgjidhet Presidenti i PPE-së ku kandidat është Manfred Weber, aktualisht kryetar i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian dhe deputet i CSU në Gjermani. Ndërsa ditën e dytë të Kongresit do të zgjidhen sekretari i përgjithshëm dhe zëvendëspresidentët.

Nga tre deputetët e ftuar për të qenë pjesë e mbledhjes së Partive Popullore Europiane, vetëm  Jorida Tabaku ka të drejtë vote ndërsa Këlliçi dhe Vokshi kanë marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë