Politike

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha i vetmi emër në garë

Nga Gazeta ‘Si’- Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike mbahen këtë të shtunë, një proces pa garë, ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës

Procesi i votimit ka nisur tashmë që prej orës 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00, proces që do të zhvillohet në 87 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë.

Zgjedhjet po zhvillohen në një klimë kritikash të forta, pas skualifikimit të 5 kandidatëve me argumentin se nuk plotësonin kriteret.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i tha “Jo” kandidimit të mjekes Mereme Sela dhe kandidatit Vladimir Mulaj, me argumentin se nuk plotësonin kriterin e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe se u mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”.

Në shqyrtim nuk u mor as dokumentacioni (qoftë fizikisht apo përmes postës elektronike) për Evi Kokalarin, Alesia Balliun dhe Ervin Salianjin, me justifikimin se të tre janë vetëpërjashtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë