Mendim

Zgjedhjet e majit do të përcaktojnë fatin e BE-së

Zgjedhjet e Parlamentin Eyropian në maj janë konsideruar gjerësisht si më të rëndësishmet që nga votimi i 40 viteve më parë. Frika kryesore është krijimi i një parlamenti të ri të përçarë dhe rritja e deputetëve nacionalistë dhe anti-evropianë. Kur votuesit të shkojnë drejt kutive të votimit, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian por edhe angazhimi për ruajtjen e vlerave të përbashkëta demokratike do të jenë më shumë se kurrë në rrezik.

Rritja e partive nacionaliste, të cilat tanimë janë në krye të qeverisë në Hungari, Poloni dhe Itali dhe kanë fituar popullaritet në pothuajse çdo vend tjetër të Europës. Sondazhet aktuale në Francë, për shembull, tregojnë Lëvizja En Marche e Presidentit Macron ka humbur shumë pikë përballë partisë se Marinës Le Pen. Dy partitë populiste në krye të Italisë, Lega Nord dhe Pesë Yjet, si partia qeveritare në Poloni dhe Ligji dhe Drejtësia e gjithashtu priten të kenë sukses të gjerë.

Në Bruksel janë hedhur tre skenarë: një rritje e madhe e partive anti-europaine, fitorja e papritur e partive pro-evropiane dhe opsioni i tretë, përçarja e Parlamentit Europian mes këtyre dy vizioneve të kundërta.

Gjatë garës së suksesshme për presidencën Franceze, Emmanuel Macron e paraqiti veten si udhëheqësi i forcave anti-populiste në Europë, por kundërshtarët e tij duket se janë të etur të bashkohen për të fituar betejën. Matteo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán, kanë paralajmëruar se këto zgjedhje do të jetë një shans për t’ thënë lamtumirë "elitës europiane të vitit 1968".

Parlamenti Europina

Në kundërpërgjigje, politikanë të shquar kanë bërë thirrje përgjatë gjithë muajve të fundit për të "rindërtuar" Europën, në mënyrë që forcat nacionaliste mos të kthejnë kontintentin mbrapa në fashizmin e viteve 1930. Partia Popullore Evropiane zgjodhi si udhëheqësin e tij Manfred Weber, një nga zyrtarët më të besueshëm të Brukselit, i cili ka gjasa të bëhet presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian.

Duke prezantuar vizionin e tij për Europën në një samit në Bukuresht, Weber deklaroi se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa pasur edhe shtetet e Ballkanit. “Dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndjejnë si Europën e tyre”, tha kandidati konservator. Njerëzit duhet të kuptojnë, që Europa është në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash.
Europa mund të ketë më shumë globalistë sesa nacionalistë, por këta kanë të fundit dhe udhëheqësit po përpiqen t’i përdorin këto zgjedhje për të varrosur vizionin liberal të BE-së, Vitin e kaluar, Mario Salvini tha në një tubim se “zgjedhjet europiane do të jenë një referendum midis Europës së elitave dhe Europës së qytetarëve”.

Matteo Salvini

Në fillim të janarit, zëvendëskryeministri i Luigi Di Maio mbajti një takim në Bruksel me partitë e tjera anti-europiane, për të shqyrtuar krijimin e një partneriteti përballë kampit liberal. Përfaqësuesit e partisë polake “Kukiz'15” ishin mes tyre. Partia e ekstremit të djathtë është ndoshta aleati më i rëndësishëm i mundshëm i Lëvizjes Pesë Yje se bashku me partinë Kroate Živi zid, një lëvizje e hapur pro-ruse. Për shumë ekspertë qeveria e re italiane paraqet tanimë sfidën më të madhe për Brukselin gjatë zgjedhjeve europiane

Ata shpresojnë që partitë tradicionale të Parlamentit Europian të ruajnë pozicionet dhe vendet që kanë, duke argumentuar se pavarësisht fuqizimit të tyre, votuesit nuk i besojnë partive anti-evropiane. Së fundmi figura të tilla si Le Pen ose kryeministri hungarez Viktor Orban nuk kërcënojnë më me largimin e vendeve të tyre nga BE-ja, pas sondazheve që tregojnë se dy të tretat e qytetarëve evropianë mendojnë se vendi i tyre përfiton nga BE-përqindja më e lartë në historinë e unionit.

Në vend të largimit, ata flasin për një "Europë te kombeve sovrane", duke kërkuar një Bashkim Europian më të dobët që do të ruante përfitimet materiale të BE-së por do të minimizonte rolin e saj në politikën e jashtme, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Dhe ky është rreziku më i madh që paraqesin zgjedhjet e ardhshme europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë