Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner planifikojnë të vizitojnë Ukrainën.
Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Oslo, ku Zelensky ishte së bashku me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre.
Sipas kreut të shtetit ukrainas, qëllimi për këtë vizitë u konfirmua gjatë bisedës së tyre të fundit, e cila u cilësua si pozitive. Megjithatë, ai theksoi se ende nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e tyre.
“Nuk kemi marrë asnjë informacion se kur do të mbërrijnë. I gjithë ekipi im pati komunikim me ta. Ishte një bisedë pozitive dhe ata konfirmuan se do të vijnë”, deklaroi Zelensky, sipas raportimit të UNIAN.
Vizita e mundshme e zyrtarëve amerikanë pritet të zhvillohet në një moment kritik për Ukrainën, mes zhvillimeve të vazhdueshme në front dhe përpjekjeve diplomatike për mbështetje ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje