Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusisë i është ofruar mundësia për një takim në nivel të lartë për të diskutuar përfundimin e luftës, por sipas tij, presidenti Vladimir Putin e ka refuzuar këtë propozim.
“Ne i ofruam Putinit mundësinë për t’u takuar kudo që mund të merreshin vendime konkrete për t’i dhënë fund luftës. Ai nuk pranoi”, u shpreh Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, Kievi ka diskutuar me Shtetet e Bashkuara dhe Francën mundësinë e zhvillimit të një takimi me Rusinë gjatë samitit të G7, por edhe kjo nismë nuk është pranuar nga Moska.
Zelensky shtoi se së fundmi i ka propozuar edhe presidentit amerikan Donald Trump që një takim i tillë të zhvillohej në Shtetet e Bashkuara, në një format që, sipas tij, do ta bënte shumë më të vështirë për Vladimir Putinin ta refuzonte.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse Rusia e refuzon edhe këtë mundësi, do të nevojitet presion i mëtejshëm,” deklaroi Zelensky, duke lënë të kuptohet se Kievi pret rritje të presionit diplomatik ndaj Moskës nëse nuk ka gatishmëri për negociata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje