Shkencë

Zbulohet një trajtim premtues për demencën

Shkencëtarët e Universitetit Monash, Australi, kanë identifikuar një trajtim të ri premtues për demencën frontotemporale. Kjo lloj demence prek lobet frontale të trurit.
Ekspertët kanë shpjeguar se një trajtim me selenat natriumi, është në gjendje të ngadalësojë rënien njohëse dhe dëmtimin neurodegjenerativ.
Sipas tyre kjo është shenjë dalluese e sëmundjeve të tjera, duke përfshirë Alzheimerin.
Studimi u botua në revistën "Alzheimer's and Dementia: Translational Research and Clinical Interventions".
Kjo lloj demence është një sëmundje që përparon me shpejtësi dhe mund të prekë edhe njerëzit nën moshën 35 vjeç. Karakterizohet nga çrregullime të sjelljes dhe ndryshime të personalitetit. Aktualisht nuk ka kurë dhe mbijetesa nga diagnoza është afërsisht 6-7 vjet.

Çfarë kanë treguar studimet?

Hulumtimi i kryer në bashkëpunim me Spitalin Mbretëror të Melburnit, ka treguar se selenati i natriumit është i sigurt.
Ata thonë se ky trajtim tolerohet mirë te individët me demencë për një periudhë prej 12 muajsh.
Megjithatë, duhet të theksohet se shumica e pacientëve të trajtuar me këtë ilaç nuk shfaqën ndonjë ndryshim në simptomat njohëse dhe të sjelljes.
Sipas të dhënave tek gjysmën e rasteve të demencës frontotemporale, dëmtimi i neuroneve të trurit shkaktohet nga akumulimi i të ashtuquajturës proteinë tau.
Kjo proteinë ka qenë gjithmonë një objektiv i rëndësishëm për kërkime në parandalimin dhe trajtimin sëmundjes.
Shkencëtarët kanë treguar se një trajtim me selenat natriumit rregullon zbërthen në mënyrë efektive proteinën tau.
Në një studim të mëparshëm është zbuluar se një trajtim me selenat natriumit tek këta pacientë jep përmirësim të gjendjes së tyre.
Në veçanti, një rënie e vogël njohëse ishte e dukshme tek individët me vlera më të larta të selenit në gjak.
Studiuesit po kryen një hulumtim më të madh në disa spitale në Australi dhe Zelandën e Re. Qëllimi i tyre është të konfirmojnë efikasitetin e ilaçit te pacientët me demencë.

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë