Ka ndodhur

Korçë, kapen në malin e Moravës mes të ftohtit 30 emigrantë të paligjshëm (Foto)

Rreth 30 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar na Malin e Moravës nga Policia e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër dhe gjatë shtegut të ndjekur kanë mbërritur në Malin e Moravës.

Mësohet se të klandestinët janë të gjithë të gjinisë mashkullore, ku mes tyre edhe disa minorenë, sirianë dhe palestinezë.

Edhe pse në temperatura nën 0 gradë, sërish ata marrin rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE. Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjë prej emigrantëve nuk ka dëmtime të tjera. Ata do të drejtohen drejt drejtorisë vendore të Korçës e më pas do të vijohet me procedurat.

Mëngjesin e sotëm, policia në Tiranë arrestoi dy shtetas të huaj nga Lindja e Mesme dhe një shqiptar, pasi mbanin të mbyllur në një dhomë rreth 30 emigrantë të paligjshëm, duke i kërcënuar familjarët e tyre që t’u paguanin lekët e transportit për në kufirin tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë