Ne rrjet

Zaev nuk do të ndjekë modelin shqiptar të vettingut!

Pavarësisht shpërthimit të një skandali të madh në sistemin e Drejtësisë, i cili nxori zbuluar aferat e brendshme korruptive, Maqedonia e Veriut nuk do të implementojë një Reformë në Drejtësi si ajo që po zhvillohet në Shqipëri.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka hedhur poshtë kërkesat europine, duke thënë se nuk do të marrë shembull nga reforma gjyqësorë në vendin tonë. Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup komisionerja europiane për drejtësi, Vera Jurova propozoi që Maqedonia e Veriut të ndjeke modelin e Shqipërisë për vettingun dhe reformimin e drejtësië. Fjalët e Jurovës nuk ishin një rastësi. Pak ditë më parë Brukeli i kërkoi Shkupit që të kalojë në sitën e vettingut gjyqtarët dhe prokurorët.
Publikimi i disa videove tronditëse nga Shkupi, ku biznesmeni ble me çanta me para drejtësinë e mbështetur nga Brukseli, ka ngritur shqetësime për standardin e drejtësisë bë Shkup.
Por nga paneli i mbledhjes ballkanike ku mori pjesë vetë Zaev e ka kundërshtuar një gjë të tillë, me dy argumenta kryesore. i pari se Vettingu në vendin tonë ka shkaktuar kaos dhe e dyta se Maqedonia e Veriut nuk ka aq kapacitete të reja sa të zëvendësojë ata që do të digjen. “Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete se si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese, madje dhe pa Gjykatë të Lartë, gjë që është e pa lejueshme”, ka hedhur ai poshtë propozimin europian.
Kërkesat që sistemi i drejtësisë në Shkup të kalojë nën sitën e Vetingut vjen pas sy videoce të publikuara nga një gazetë italiane, të cilat tregonin disa të dyshuar që largohen nga shtëpia e një biznesmeni me çantat plot me para, duke hedhur dritë mbi bazat e korruptuara mbi të cilat është ngritur Prokuroria Speciale në Shkup, një institucion i ngjashëm më SPAK në Shqipëri, i cili besohej se do t’u kthente maqedonasve besimin e humbur tek drejtësia.
Në videon e dytë të publikuar nga gazeta italiane, biznesmeni Orce Kamçev, mik i afërt i Nikolla Gruveksi, dëgjohet duke folur me një prej të dyshuarve që i ka dhënë çantat me para për ta mbyllur hetimin e nisur kundër tij.
Pas marrjes së pushtetit nga kryeministri Zaev, BE-ja këmbënguli për reforma të vogla në sistemin maqedonas të drejtësisë që mund të rezultonin në marrjen e rekomandimit nga Komisioni Europian për fillimin e negociatave. Edhe pse nuk ishte një reformë gjithëpërfshirëse dhe nuk përfshinte një Vetting të të gjithë gjyqatarëve dhe prokurorëve, një nga pikat kyçe të saj ishte ngritja e Prokurorisë Speciale, për hetimin e “peshqve të mëdhenj”, por ajo duket se ka dështuar.
Më pas, BE-ja mbështeti në Shqipëri reformën më radikale, duke kërkuar Vetting të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, një nismë që është mirëpritur nga të gjitha vendet anëtare të unionin, pavarësisht se vendi ynë nuk ka marrë ende hapjen e negociatave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë