Politike

Zaev në përgjime: Vuçiç, Putin, Erdogan plan për ndarjen e Kosovës

Ka mjaftuar një kurth i dy komedianëve rusë që kryeministri Zoran Zaev të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të bujshme që kanë dominuar rajonin përgjatë vitit të kaluar, duke filluar nga marrëveshja e Prespës tek kufijte e Kosovës.

Kreu i Maqedonisë së Veriut është telefonuar nga dy komdianët rusë Vlladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej Stollarov, të cilët janë hequr si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Në bisedë e sipër Zaev ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord për idenë e ndryshimit të kufijve , por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë. Sipas tij, prapa këtij skenari të rrezikshëm qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

"Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtarKy është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundëshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë", shprehet Zaev.

Po ashtu, në emër të Poroshenkos, komedianët ofrojnë Zaevit ndihmë për të zgjidhur çështjen e Kishës Ortodokse Maqedonase. Por "shakaja" bëhet e hidhur në momentin që kryeministri maqedonas flet edhe për politikën e jashtme, Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Ukrainën, marrëdhëniet me Rusinë, BE-në dhe NATO.
Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe komendianët i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=-B4In4PaxsM


Menjëherë pas publikimit të këtyre audio-përgjimeve, kryeministri Zaev ka mbajtur një konferencë për shtyp ka pranuar se është viktimë e dy komedianëve rusë.
Zaevi pranoi se gjithcka që kishte dëgjoj në telefonatë ishte e vërtetë, por nguli këmbë se nuk ishte e domosdoshme dorëheqja e tij pasi ai nuk kishte nxjerrë asnjë sekret shtetëror.
“Isha viktimë e një shakaje të bërë nga një strukturë e mirëorganizuar e cila përfiton nga taktika, forma dhe mjetet e reja në një përpjekje për të diskredituar publikisht njerëzit dhe vendet me aspiratat euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekje për të dëmtuar drejtpërdrejt interesat tona strategjike për të përfunduar anëtarësimin tonë në NATO”, shtoi ai.

Zaev tha se kjo nuk ishte telefonata e tij e parë me presidentin Poroshenko por se gjithçka ishte e protokolluar.

“Nuk e kam për herë të parë, kam biseduar me Stoltenbergun, me Poroshenkon, me liderë të tjerë të vendeve partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se komunikimi bëhet nëpërmjet rrjetit fiks. Shumicën e rasteve kur bisedoj pranë meje qëndron dikush, ose Dane Talevski ose Bojan Mariçiqi. Në raste të tjera ndodhet një këshilltar që të mbajë një procesverbal për ta vendosur më pas në arkivin e shtetit,” tha Zaev.
Kujtojmë se në të kaluarën komedianët rusë, kanë biseduar edhe me presidentin ukrainas Poroshenko, ministrin britanik Boris Johnson, presidentin turk Recep Tayip Erdogan, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe personalitete tjera publike.

Kryeministri Zoran Zaev

Biseda e Zaev me dy komedianët

Zaev: Alo!

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj.

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam, shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë? Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkles është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që tju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysëm orë bisede telefonike për këtë cështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithëcka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës ti jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë ti jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundëshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë