Ne rrjet

Zaev: Merkel më dha “dritën jeshile” për negociatat!

Kryeminstri Zoran Zaev ka njoftuar se qeveria e tij ka marrë “bekimin” e kancelares gjermane Angela Merkel për hapjen e negociatave,

Pas një takimi 40 minutësh me kancelaren, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh mjaft optimist për marrjen e një date zyrtare për bisedimet e pranimit me BE-në.

Zavv deklaroi se Merkel e kishte njoftuar kryeministrin Zorav Zaev se Bundestagu do të miratojë mbështetjen e për hapjen e bisedimeve me Shkupin në shtator.

"Kancelarja theksoi se Maqedonia e Veriut është shpresëplotë se Berlini ka një pikëpamje shumë pozitive", tha qeveria e Maqedonisë së Veriut në një njoftim zyrtar pas takimit.

Zoran Zaev dhe Angela Merkel

Zaev deklaroi se vendi i tij ka besim të plotë tek kancelarja Merkel dhe mbështet politikën e saj në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe politikën e saj drejt Ballkanit Perëndimor".

"Ka një bindje të fortë se ne po fillojmë bisedimet e pranimit në BE këtë vit," tha qeveria në Shkup.

Megjithatë, deklarata e shkurtër e shtypit nga qeveria gjermane nuk sinjalizonte asnjë angazhim të fortë. Ajo theksonte vetëm se të dy palët u përqëndruan në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe në "çështjet e politikës së jashtme dhe europiane", duke përsëritur arritjet për marrëveshjen historike midis Athinës dhe Shkupit.

Vizita e Zaev në Berlin vjen pasi Bundestagja nuk arriti të merrte ndonjë vendim për datën e fillimit të bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo do të thotë se një debat për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit Europian më 18 qershor. Debati për negociatat do të shtyhet deri në vjeshtë .

Zaev ka investuar shumë nga kapitali i tij politik në dy vitet e fundit në pushtet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë dhe përparimin në rrugën europiane.

Para takimit me Merkel, Zaev kujton se Maqedonia e Veriut ka qenë një vend kandidat për në BE për 15 vjet dhe përsëriti se pa një datë zyrtare për bisedimet e anëtarësimit në BE këtë vit, qeveria e tij pro-evropiane rrezikon të humbasë mbështetjen përballë nacionalistëve të VRMO DPMNE-së.

Edi Rama dhe Angela Merkel

"Zaev gjithashtu vuri në dukje se Zyra Federale Gjermane e Jashtme ka një qëndrim mjaft pozitiv ndaj Maqedonisë së Veriut dhe kërkon fillimin e negociatave me Bashkimin Europian, por tha se disa procedurat që do t'i mundësojnë Bundestagut të miratojë një vendim pozitiv në shtator, duhet të respektohen.

Kryeministri maqedonas ka deklaruar më parë se për vendin e tij nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç hapjes së negociatave në qershor dhe se nëse nuk merr një datë për negociatat me BE-në në qershor ose korrik, qeveria e tij mund të bjerë.

Nenad Markoviç, një analist politik në Shkup thotë se nëse nuk hapen negociata këtë vit, forcat pro-evropiane nuk do të kenë më argumente për mbrojtjen e BE-së, e cila mund të çojë në një rritje të ndjeshme në euro-skepticizmit dhe populizmit në vendin fqinj.

Hezitimi i Gjermanisë nuk është pengesa e vetme për qeveritë në Shkup dhe Tiranë, pasi edhe Franca dhe Holanda janë tejet skeptikë.

Të mërkurën mbrëma, parlamenti holandez miratoi një rezolutë që bllokon fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Sipas Amsterdamit zyrtar vendi ynë nuk ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, deputetët në Holandë duket se e kanë lënë derën e hapur, pasi rezoluta nuk i referohet në asnjë moment vendit fqinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë