Ne rrjet

Zaev fal dhunën e 17 prillit?

Edhe pse dhjetëra deputetë shqiptarë dhe maqedonas u plagosën gjatë sulmeve të përgjakshme në parlament, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se do të falë incidentin.

Të premten kreu maqedonas tha se qeveria e tij ishte e gatshme të merrte në konsideratë një amnisti për të gjithë huliganët që ishin përfshirë në sulmin ndaj parlamentit në prill të vitit të kaluar. Lajmi që zhgënjeu shumë prej qytetarëve erdhi pas takimit të kryeministrit me komisionin parlamentar mbi pajtimin, i cili ka për detyrë të propozojë disa hapa për pajtimin kombëtar pas viteve të tëra të krizës politike.

Zaev tha se qeveria e tij donte të përgatiste një ligj mbi amnistinë, por vuri në dukje se falja do të zbatohej vetëm për ata që nuk kishin përdorur dhunë të drejtpërdrejtë gjatë sulmit të prillit.

"Le t'i lëmë ekipet ligjore marrin në dorë procedurat që do të vijnë në vazhdim. Ne treguam vullnetin tonë politik sot" tha Zaev, duke shtuar se detajet ligjore dhe teknike do të bëhen të ditura për një datë të mëvonshme.

Kryeministri Zaev palgoset gjatë sulemeve të dhunshme në parlament

Pavarësisht kritikave nga ekspertët politikë, gjyqësorë dhe ata të drejtave të njeriut se një hap i tillë do të nënkuptonte ndërhyrjen në punën e gjyqësorit, një praktikë që qeveria e Zaevit premtoi t’i jepte kur mori pushtetin në maj të vitit të kaluar, kryeministri nuk është tërhequr nga ky premtim.

"Ka linja të kuqe që nuk duhet të kalohen, pavarësisht nga dëshira jonë për një amnisti të pjesshme", tha Zaev, duke theksuar se pajtimi ishte rruga e vetme për përmbushjen e shpresave të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.

Komiteti i pajtimit u formua menjëherë pas fillimit të procedurave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në tetor, të cilat janë pjesë e marrëveshjes historike me Greqinë. Kryetari shqiptar i parlamentit maqedonas, Talat Xhaferi po udhëheq komisionin që ka për detyrë gjetjen e një mënyre për të arritur pajtimin kombëtar pas krizës së gjatë politike që ka pushtuar vendin fqinj.

Huliganët sulomojnë parlamentin maqedonas

Trupi u formua me iniciativën e tetë deputetëve të opozitës që u përjashtuan nga VMRO DPNNE pasi mbështetën marrëveshjen e emrit. Por ata deklaruan se nuk do t’i ofronin mbështetje të mëtejshme kryeministrit Zaev nëse ai nuk u ofronte amnisti. Tre nga tetë nga këta ndodhen tanimë në gjyq për përfshirjen në sulmin ndaj parlamentit.

Kritikët kanë akuzuar Zaevin se ka bërë “tregti” me rregullat e sundimit të ligjit në këmbim të votave të opozitës në mënyrë që të arrijë miratimin e marrëveshjes me Greqinë, e cila do të hapte procesin e e integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

"Unë jam i gatshëm të paguaj çmimin politik," ka deklaruar ai gjatë muajit të kaluar.

Anëtarët dhe simpatizantët e partisë VMRO DPMNE sulmuan një vit më parë parlamentin në një përpjekje për të ndaluar zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetari i ri i Parlamentit. Gjatë këtij incidenti të dhunshëm u plagosën edhe disa deputetë shqiptarë, përfshirë edhe Ziadin Zelën, pasi ata ishin shënjestra kryesore e votuesve. Më shumë se 100 persona mbetën të lënduar, përfshirë Zaevin, deputetë të partisë së tij dhe gazetarë.

Kryeministri Zaev palgoset gjatë sulemeve të dhunshme në parlament

Rreth 30 persona, përfshirë edhe deputetët e VMRO DPMNE akuzohen se kanë ndihmuar turmën të hyjë në ndërtesën e parlamentit dhe po akuzohen tani se kanë vënë në rrezik sigurinë e vendit.

Falja për ngjarjet e 27 prillit u sinjalizua fillimisht nga kryeministri Zaev, gjatë një seance parlamentare para votimit për ndryshimet kushtetuese.

“Është koha që të lemë mënjanë lojërat politike partiake dhe të ecim përpara për interesin tonë të përbashkët. Dua të dërgoj një mesazh falje dhe pajtimi për ngjarjet që ndodhën më 27 prill. Unë e di se kjo ka çmim, por jam i gatshëm të marr përsipër kostot politike. Politikanët shkojnë dhe vinë, por shteti dhe populli mbeten përgjithmonë”, deklaroi në atë kohë Zaev.

Besa Arifi, profesoreshë e shkencave juridike në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, tha se iniciativa e parlamentit për pajtim mund të “kontribuojë në një të mirë më të madhe në shoqërinë maqedonase”. Por Arifi paralajmëroi se pajtimi nuk duhet të ngatërrohet me kushtet ligjore të amnistisë dhe faljes, për të cilën ajo mendon se “nuk do ta ndihmojnë Maqedoninë në përmirësimin e sundimit të ligjit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë