Makthi i sulmuesit koreano-jugor të Totenhemit, Son Heung Min, ka marrë fund. Në Xhakarta ai është çliruar plotësisht nga një ngarkesë e madhe psikologjike, pasi ka arritur të fitojë Lojërat Olimpike me përfaqësuesen e Koresë së Jugut. Nuk është thjesht një trofe i fituar. Ylli i Totenhemit, me këtë sukses ka evituar shërbimin ushtarak që duhej të kryente para se të mbushte 28 vjeç, sipas ligjit në vendin e tij. Do të ishte një goditje e rëndë për të, nëse do ta ndërpriste karrierën në këtë moment, në kulmin e saj. Dhe për më shumë do të rrezikonte edhe të ardhurat e tij, pasi nëse lojëtari që tani merr miliona do të shkonte ushtar, do të paguhej me një rrogë prej rreth 100 eurosh (aq sa paguan Koreja e Jugut cdo rekrut te ri).
Koreja e Jugut mundi Japoninë në finalen e Lojërave Aziatike, pas një ndeshjeje të tejzgjatur, që shkoi me shtesë. Golat vendimtarë për skuadrën e Son u shënuan nga Li dhe Huang, të cilët aktivizohen me Veronën dhe Hamburgun. Golin e vetëm për Japoninë e shënoi Ueda në minutën e 115-të. Son, ashtu si gjithë shokët e tjerë të skuadrës, nuk është më i detyruar të kryejë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut dhe tashmë është i qetë të vazhdojë karrierrën e tij në Angli.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.