Treg

Yield-et e bonove bien sërish. BSH-ja nuk pranoi kërkesën e blerësve për t’i rritur

Yield-et 12 mujore pësuan një rënie të lehtë prej 0.04% gjatë ankandit të bonove të zhvilluar nga BSH-ja nga 2.14 që ishte herën e shkuar në 2.10. Shuma e shpallur ishte 9.8 miliardë lekë nga të cilat 3 miliardë i blen vetë Banka.

Ajo që vihet re është kërkesa e madhe për të blerë bonot e thesarit me yield më të lartë se në ankandin parardhës dhe më të lartë sec u shitën.

Yield-et e bonove 6 mujore shkuan në 1.81 dhe shuma e shpallur e bonove ishte 1,5 miliardë lekë.

Data e emetimt të bonove të blera është 4 mars 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë