Treg

Yield-et e bonove 1-vjeçare rriten për herë të parë pas rënies në maj

Yield-et e bonove 1-vjeçare të bonove të thesarit u rritën lehtë gjatë ankandit të fundit që nga muaji maj duke arritur në 1.51% nga 1.45% që ishte një muaj më parë.

Oferta për bonot 12 mujore ishte 8.2 miliardë lekë, ndërsa kërkesat në ankand arritën vlerën totale prej 9.7 miliardë lekësh.

Një javë më parë u zhvillua ankandi i bonove 3-mujore që po ashtu pati rritje të lehtë të yield-eve në 0.99% nga 0.96% në ankandin paraardhës.

Gjithsesi, niveli i yield-eve vazhdon të mbetet i ulët që nga viti i pandemisë, tregues pozitiv i efektit të politikave monetare.

Niveli i yield-eve të titujve shtetërorë është benchmark për përcaktimin e interesave të huave afatgjata në lekë dhe të sektorit privat. Lidhur kjo me masat për të mbajtur të ulët normat e interesit.

Banka e Shqipërisë ka raportuar herë pas here që tregu i parasë në vend nuk ka nevojë për likuiditet pasi ai është i bollshëm, por normat e ulëta të interesit e kanë lejuar atë të shtohet.

Normat e interesit të bankave në vend vazhdojnë të jenë në nivelin më të ulët historik, 0.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë