Portofol

Xiaomi në Bursë, kompania vlen 70 miliard dollarë

Xiaomi po vjen, edhe në Bursë. Kollosi konez i produkteve teknologjike do të kuotohet në Hong Kong e mund të arrijë të mbledhë 6,1 miliard dollarë.

Vlera e shoqërisë do të prek kuotën e 70,3 miliardëve. Edhe pse shifra është më e ulët se 10 miliard që pritej fillimisht, e  që do të kishte projektuar shtëpinë kineze të telefonave smart në Olimpin e 100 miliard dollarëve, megjithatë bëhet fjalë për një nga Ofertat Publike Fillestare teknologjike më të qëndrueshme vitet e fundit. Filli i shkëmbimeve është në calendar për në 9 korrik. Dhe ambiciet e Xiaomit po bëjnë jehonë në të gjithë botën: CEO i saj Jun Lei ka bërë të qartë se dëshiron të konkurrojë në fushat e Samsung, Google dhe Amazon. Do të konkurojë në shitjen e hardëare, pra, në shërbimet Internet dhe tregti elektronike. Sfida është të bëhet të funksionojë modeli jashtë Kinës. Vetëm me sektorin e smartfonëve, Jun Lei tashmë ka arritur të fitojë 31 përqind të tregut indian. Në nivel global, do të jetë emocionuese të ndiqet derbi me kinezët tjerë si Huawei. Të dy aktualisht kryesojnë vendin e tretë dhe të katërt në treg.

Tasso di fedeltà

Raporti cilësi-çmim përsa i përket produkteve kineze është shumë i lartë. Telefonët Xiaomi deri më tani kushtonin pak (ose relativisht pak) edhe pse ofronin dizain dhe material të këndshëm e një hardëare shumë të fuqishëm për çmimin e kërkuar. E pastaj vjen softëare, bazuar në Android por i organizuar rreth Ndërfaqja grafike MIUI, estetikisht dhe për logjikën afër iOS (në fillim Xiaomi është quajtur si një klon kinez i Apple). MIUI përditësohet shpesh në sajë të kontributeve dhe reagimeve nga komuniteti online. Sipas Xiaomi, "vetëm Apple mund të mburret me një normë të ngjashme besnikërie ose më të lartë se sa e jona".

Vetëm Digjital

Në vitin 2017, të ardhurat u rritën me 67.5% në bazë vjetore në 114.62 miliardë juanë kinez (18 miliardë dollarë), nga të cilat 82.5 miliardë të krijuara nga aktivitetet në Kinë (+ 39.2%) dhe 32.1 miliard nga jashtë vendit (+ 250.4%). Përveç telefonave smart (70.3% të të ardhurave), Xiaomi krenohet me segmentin e pajisjeve të shërbimit të internetit (20.5%), , nga pastruesit e ajrit deri te kaldaja e orizit në shërbimet e Internetit (8.6 %). Pjesa e mbetur prej 0.6% lidhet me aktivitete të tjera./Bloomberg/Corriere della sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë