Pasi qeveria serbe mbylli një qendër zyrtare të pritjes së refugjaëve në Sid, një qytet në kufirin kroat, një kamp informal u ngrit pranë stacionit të trenit. Vendasit nuk nguruan ta quanin "Xhungla", ashtu si kampi i improvizuar në Calais të Francës, i cili u shndërrua në shtëpinë e mijëra emigrantëve që kërkonin të kalonin Kanalin Anglez.
Më shumë se 100 persona janë mbërthyer në “Xhunglën” ballkanike, pas mbylljes së kufirit në vjeshtën e vitit 2016, duke detyruar refugjatët të strehoheshin pranë hekurudhave, në afërsi të një fabrike të braktisur. Javët e fundit, shumë prej tyre kanë gjetur një rrugë të re drejt Bashkimit Evropian, përmes Bosnje-Hercegovinës.
"Kjo rrugë është më e thjeshtë, sepse kufiri me Bosnjën është më i gjatë dhe nuk monitorohet me aq kujdes sa kufiri kroat", thotë një emigrant afgan i quajtur Jamal. Por zyrtarët po ndalojnë emigrantët para se të arrijnë në Bosnjë, pasi sipas një OJQ-je spanjollore.
, në vend ka vetëm një qendër për pritjen e refugjatëve. Emigrantët e mbërthyer në Šid, rrëfejnë se udhëhiqen nga Komando, një refugjat afgan që flet rrjedhshëm anglishten dhe ka luftuar në ushtri. Pas një plagosjeje që e detyroi të qendronte në spital për katër muaj, ai udhëtoi nëpër disa vende, duke fituar shumë njohuri të çështjeve kufitare. Ndërkohë qe Komando ulet nën hijen e pemës, disa anëtarë të tjerë të komunitetit afgan dhe vullnetarë spanjollë luajnë një lojë me zare. I ulur vetëm disa metra larg një hekurudhe, Lucky një 24-vjeçar pakistanez tregon si iku nga talebanët duke u paguar kontrabandistëve më shumë se 5,000 dollarë për të udhëtuar në Turqi dhe në Europë.
"Kam pesë muaj e dhjetë ditë që qëndroj këtu, por dua të shkoj në Kroaci sepse kontrabanduesit thonë se është më mirë se Bosnja- thotë ai- Kam ardhur bashkë me kushëririn tim, por kjo mund të jetë nata jonë e fundit këtu, me dëshirën e Zotit".
Një inxhinier me një theks të përsosur anglez, është i bindur se do të gjejë punë dhe një të ardhme më të mirë në Itali. "Askush nuk shkon vetëm, të gjithë kemi dikë që të na ndihmojë të kalojmë kufirin- thotë ai- Në Itali ata nuk të na deportojnë dhe ka më shumë mundësi pune se sa në Kroaci". Gjithkush në kampin e Sidit është kapur në kufi të paktën një herë. Disa përpiqen të kalojnë në Kroaci një herë në javë, ndërkohë që shumë të tjerë po bëjnë më shumë se një vit që qendrojnë këtu. Të tjerë, si Jamal dhe kushëriri i tij Jamil, e përdorin kampin për të kaluar natën. Pasi kaluan një ditë në Šid, dy 17-vjeçarët do të largohen me sytë plot me shpresë drejt Bosnjës. "Ne fjetëm këtu në një tendë midis rrënojave, por nesër do të largohemi," thotë Jamal.
Një tabelë e madhe e zbehtë, mbi ndërtesat e rrënuara tregon hyrjen në kamp. Nëpër mure të zë syri grafite në gjuhë të ndryshme dhe shumë rroba që varen nëpër tubat metalikë. Vullnetarët e organizatës spalloje “No Name Kitchen” ndihmojnë refugjatët të mbushin rezervuarin më ujë dhë shpërndajnë vazhdimisht ushqim. “Në dimër kishte shumë më tepër organizata humanitare, sepse ishte shumë ftohtë dhe kishte më shumë se njëqind persona- thotë Pratllusa- Tani ne jemi të vetmit të mbetur". Muajt e fundit, vëmendja e krizës së refugjatëve është zhvendosur nga Europa në Ballkan, ndërkohë që një sërë politikanësh, janë duke kërkuar mbylljen e të ashtuquajturës "rruga Ballkanike". Të dhënat tregojnë se numri i njerëzve që hyjnë në Serbi nuk është në rënie, përkundrazi 456 refugjatë kanë mbërritur në prill dhe 250 në dy javët e para të majit. Lëvizja drejt Bosnjes është një fenomen i ri, ashtu si edhe ardhja e shumë iranianëve që tejkalojnë vizat e tyre turistike.
"Policia kufitare tregohet shpesh e dhunshme ndaj këtyre njerëzve- thotë Stephanie Moissaing, përfaqësuesi i Mjekëve pa Kufij, në Serbi- Ata shkaktojnë lëndime psikologjike dhe fizike të cilat mund t'i bëjnë viktimat më agresive". Ministria e Mbrojtjes e Bosnjes njoftoi se 2,280 refugjatë janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në vend deri më tani në vend, 1,967 prej të cilëve janë kapur në kufi.
Shqipëria si rrugëzgjidhje
Shqipëria është parë nga Gjermania dhe Bashkimit Europian, si vendi ideal për strehimin e mijëra refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, me qëllim që mos arrijnë në “tokën europiane”.Ndërtimi i një kampi gjigant refugjatësh në vendin tonë është sinjalizuar edhe nga media gjermane “Bild”, e cila thekson se në qarqet e brendshme të BE-se po flitet për pritjen e refugjatëve nga Tirana zyrtare. Madje gazeta gjermane shkruan se pranimi i refugjatëve do t’i jepte një shtysë të madhe hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE Sipas ‘Bild’, qeveria italiane ka shkruar një letër, ku i kërkon BE-së të ndajë peshën e refugjatëve, duke ndërtuar kampet. Italia thotë se këto "parajsa të sigurta" duhet të jenë jashtë BE-së. Por sipas medias gjermane, brenda qarqeve të BE-së po përflitet se Shqipëria është opsioni më i mirë i mundshëm.
“Kampet e refugjatëve do ishin mjaft me leverdi për Shqipëri. Në fund të prillit, Brukseli sinjalizoi Shqipërinë se do të hapë negociatat e pranimit. Nëse Shqipëria luan një rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes së refugjatëve, kjo do t’i jepte një shtysë të madhe hapjes së negociatave”, shkruan “Bild”.
Ky shkrim vjen pas një artikulli të DË-së, i cili shkruante ndër të tjera se kampet në Shqipëri do të ishin shpresa e vetme e Kancelares Merkel për të mbijetuar. Ideja e kampeve jashtë BE-së, erdhi fillimisht nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz, të cilët sugjeruan kohët e fundit vendosjen e një sërë qendrash pritjeje, brenda Evropës, por jashtë territorit të BE-së. Tanimë media gjermane sygjeron se Shqipëria duhet të përzgjidhet për të shërbyer si vend pritës për azilkërkuesit që drejtohen për në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i qeverisë austriake Peter Launsky-Tieffenthal, tha për “DË “se bisedimet rreth qendrave të tilla janë në fakt në zhvillim e sipër me Shqipërinë dhe vendet e tjera.
Por Endrri Fuga, këshilltari për mediat i Kryeministrit Edi Rama deklaroi se nuk po ndodhte asnjë negaciatë e tillë. Ndërkohë, opozita e Shqipërisë pretendon se qeveria dëshiron të hapë qendrat e pritjes për refugjatët, me shpresën se do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.