Politike

Washingtoni armatos Tiranën me një paketë prej 302 milionë dollarësh

Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria shqiptare ka miratuar në parim një marrëveshje huaje me vlerë 302 milionë dollarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), një lëvizje që synon të përshpejtojë modernizimin e Forcave të Armatosura.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe parashikon nënshkrimin e një marrëveshjeje direkte ndërmjet Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Sipas dokumentit, huaja arrin në 302 milionë dollarë dhe do të përdoret në kuadër të projekteve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington, ku u takua me drejtoren në detyrë të DSCA-së, Mary Beth Morgan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë