Mendim

“Washington Times”: Palmer dhe Ambasada e SHBA në Shqipëri po punojnë kundër Trump

Nga “Washington Times” - Kemi shkruar shpesh për ata që nuk kanë mbështetur kurrë politikat e presidentit Donald Trump në në Departamentin Amerikan të Shtetit të cilët punojnë kundër axhendës së Presidentit Amerikan në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane e ngarkuar me detyrë Leyla Moses-Ones u kap nga ish drejtori i FBI James B. Comey duke shpërndarë mesazhe kundër presidentit Trump. Publikimet në Tëitter u fshinë vetëm pasi u publikuan. Emërimi i ish Ndihmës Zv/Sekretares Kathleen Ann Kavalec si ambasadorja e re në Shqipëri u anullua në fillim të këtij viti pasi u mësua se ajo kishte biseduar me autorin e dosjes skandaloze “Steele” mbi Presidentin Trump.

Por rezistenca ndaj politikave të zotit Trump nga vazhdon ende.

Në një skandal të raportuar gjerësisht, qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama u kap përmes përgjimeve duke bashkëpunar me figura të krimit të organizuar në Shqipëri përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017 për të blerë vota. Partia Demokratike ka udhëhequr protesta të mëdha në kryeqytetin shqiptar për disa javë duke bërë thirrje që qeveria Rama të japë dorëheqjen.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i vetmi autoritet kushtetues i cili mund të shpallë datën e zgjedhjeve, kishte dekretuar që zgjedhjet vendore të planifikuara për të dielën të zhvendosen në nëntor për t’u marrë së pari me krizën qeveritare, por qeveria e Ramës e injoroi dekretin.
Dhe pikërisht këtu hyn në lojë Departamenti Amerikan i Shtetit.

per app



Matthew Palmer, i cili kryeson Byronë në Departamentin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, tashmë ka deklaruar publikisht se zgjedhjet duhet të vazhdojnë, duke e anashkaluar presidentin shqiptar dhe kushtetutën shqiptare.

Ish ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, gjithashtu shprehte mbështetje për qeverinë, aq e theksuar ishte ajo sa madje nisi të anulonte vizat e zyrtarët e opozitës në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër ka fakte se kryeministri shqiptar Rama ka deklaruar publikisht se është kundër Trump dhe është një njeri i besuar dhe i afërt i miliarderit liberal amerikan Xhorxh Soros, madje duke marrë pjesë në martesën e tij të fundit.

“Unë do të shpresoja shumë që Trump do të kuptonte se ajo për të cilën ai po flet nuk është aspak një mënyrë e duhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por ai po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shohin Amerikën si qytetin më të ndritshëm në botë“, mësohet se ka deklaruar Rama për disa nga mediat në Këshillit të Atlantikut në Uashington në vitin 2016.



Ka disa pyetje që duhen bërë. Pse Departamenti i Shtetit i SHBA duket se përfshihet në politikën e brendshme shqiptare? Dhe pse Shtëpia e Bardhë e ka lejuar departamentin të japë mbështetjen e saj për një qeveri socialiste që akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe që e ka treguar mungesë respekti edhe ndaj vetë Presidentit Trump?
Kush po e drejton politikën e jashtme amerikane? Mike Pompeo mund të jetë Sekretari i Shtetit, por shumë njerëz nga administrata e kaluar në Departamentin e Shtetit duket se nuk e kanë vënë re se populli amerikan zgjodhi një udhëheqës të ri me një axhendë të re në nëntor të vitit 2016. Mesazhe të përziera po shpërndahen në një rajon aq të paqëndrueshëm si Ballkani duke i bërë gjërat edhe më keq.

Departamenti i Shtetit madje as që ka bërë ndonjë deklaratë mbi bashkëpunimin e dyshuar të qeverisë Rama me figura të krimit të organizuar. Ka pasur një heshtje të çuditshme për polemikat dhe pyetja është pse? A mund të jetë për shkak se Departamenti i Shtetit simpatizon në heshtje axhendën liberale të kufijve të hapur të zotit Soros, legalizimit të drogës dhe qeverisjes globale?
Vetë fjalët e zotit Rama ia vlejnë të studiohen si përgjigje.

Sipas “ForeignPolicy” Rama tha dikur se: “Europa ka Donald Trump-ët e saj si këtu edhe atje që erdhën përpara Donald Trump-it, të cilët praktikisht e turpëruan Europën me pikëpamjet e tyre mbi emigrantët, me pikëpamjet e tyre mbi myslimanët, me pikëpamjet e tyre mbi vetë Bashkimin Europian. Ju keni [Shtetin Islamik] dhe keni një lloj, siç e dini, ekstremistësh gjakftohtë në anën tjetër të medaljes. Është e pabesueshme.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë