Ne rrjet

Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Kosovën pa u konsultuar me Putinin!

"Pa Rusinë nuk do të ketë zgjidhje për çështjen e Kosovës". I sigurtë dhe krenar, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç vendosi ta niste konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin duke deklaruar se para çdo marrëveshjeje me Prishtinën do të konsultohej me “vëllain e madh rus”.

Ai tha se i tha presidentit Putin se Serbia ishte gjithmonë e gatshme për bisedime dhe kompromise, por se kurrë nuk mund ta pranonte të poshtërohej nga Kosova.

"Kam frikë se disa njerëz nuk janë të gatshëm për kompromise. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë dhe t'i kërkojmë këto kompromise, por përsëris, dhe i thashë Putinit, nuk do të lejojmë askënd të poshtërrojë Serbinë", tha Vuçiç.

Vladimir Putin iu përgjigj duke thënë se pozicioni i Moskës për çështjen e Kosovës dhe °është i njohur".

"Ne jemi në favor që të dyja palët të pranojnë një zgjidhje për Kosovën në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB," tha kreu i Kremlinit.

Ai shtoi se lëvizjet e fundit të Prishtinës,si vendosja e taksave dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze në Ballkan.

"Rusia ndan shqetësimet e udhëheqësve dhe të qytetarëve serbë, sepse këto lëvizje mund të çojnë në destabilizimin e Ballkanit", shtoi Putin. °Rusia, ashtu si Serbia, dëshiron që Ballkanin të jëtë një rajon i qëndrueshëm dhe i sigurt, tha Putin në një konferencë të përbashkët të shtypit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se kishte nderin të "mirëpriste një mik të sinqertë dhe të provuar të Serbisë".

Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Rusisë, ai theksoi se Beogradi dhe Prishtina kishin arritur një shkallë të lartë konsensusi për të gjitha çështjet.

Vuçiç u tha gazetarëve se ai kishte informuar kolegun e tij rus në lidhje me gjithçka që kishte ndodhur në lidhje me Kosovë, tarifat e imponuara nga autoritetet shqiptare në Prishtinë dhe krijimin e Ushtrisë Kosovës, një nismë të mbështetur fuqimisht nga Amerika.

"Ne kemi marrë mbështetje të konsiderueshme nga Presidenti Putin në këtë drejtim," theksoi Vuçiç.

Ai tha se ishte një nder i jashtëzakonshëm që ai pati mundësinë të priste Presidentin e Rusisë, për të cilin ai tha se ishte një mik i sinqertë dhe i sprovuar i Serbisë dhe popullit serb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë