Ne rrjet

Vuçiç ngushëllon Shqipërinë për negociatat: Të punojmë bashkë përballë refuzimit të BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer sot kritikat ndaj Bashkimit Europian, duke thënë se shtyrja e negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ishte e drejtë.

Vuçiç është shprehur se në këto kohë të vështira Beogradi do të jetë përkrah vendit tonë dhe ka njoftuar edhe zhvillimin e një konference mes tij dhe kryeministrave Zaev dhe Rama.

“Mendoj se nuk është e drejtë as ndaj Tiranës s ndaj Shkupit si dhe ndaj qytetarëve dhe funksionarëve që udhëheqin me ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me ta. Dua të njoftoj se do të kemi një video konferencë të rëndësishme me kryeministrat Zaev dhe Rama”, ka thënë Vuçiç.

Sipas presidentit serb, Shkupi, Tirana dhe Beogradi duhet ta kuptojnë se përballë refuzimit të Bashkimt Europian kanë vetëm njëra-tjetrën dhe se së bashku janë më të forta. Ai thotë se bashkëpunimi me Shqipërinë do të rritet në kuadër të nismës se Mini-Shengenit, për të punuar për të mirën e qytetarëve. Deklarata vijnë ndërkohë që kritikët kanë paralajmëruar se kjo iniciativë do ta zhvendosë fokusin larg zhgënjimit të shkaktuar nga shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane, por ne e kuptuam mirë mesazhin se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm dhe të mos presin asgjë nga askush. Ne besojmë në veten tonë dhe i çojmë parapara vendet tona”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Besoj se do të marrim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe bashkërisht do të sigurojmë kalimin më të shpejt të mallrave, kapitalit dhe personave”, tha Vuçiç. Vendet e rajonit kanë rënë dakord që Shengeni i Vogël Ballkanik duhet të përfshijë gjithashtu njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, stimuj për shkëmbimin e studentëve, projekte të përbashkëta kërkimi dhe zhvillimi, bashkëpunim kufitar në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe ndihma në rast të situatë emergjente apo fatkeqësie natyrore.

Megjithatë, sipas ekspertëve, pasi BE nuk arriti të sigurojë hapjen e shumëpritur të negociatave të pranimit, shumë besojnë se kjo iniciativë përfaqëson një lloj ngushëllimi për një premtim të thyer.

Muhamet Mustafa, profesor në Kolegjin Riinvest, thotë se e gjithë kjo iniciativë nuk ka përmbajtje substanciale dhe më shumë është loje politike.

"Ai po shfrytezohet për arsye politike, kryesisht për shkak të sjelljeve të Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës dhe pengimin e Kosovës”, tha Mustafa. "Ndërsa sigurisht që ka disa përfitime ekonomike, ato janë të pakrahasueshme me pranimin në BE. Kështu, Mini-Shengen duhet të shihet si një lëvizje pozitive drejt bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Nëse funksionon, do të ndihmojë vendet dhe qytetarët për pranimin në BE. Por Mini-Shengeni nuk ofron një zëvendësim domethënës për anëtarësimin në BE dhe kjo duhet të jetë e qartë në rajon dhe vendet anëtare të BE, "përfundon Bieber.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë