Ne rrjet

Vuçiç: Kosova ka dy zgjidhje, shkëmbimin e territoreve ose…

Duke folur përpara Asamblesë Kombëtare Serbe, presidenti  Aleksandër Vuçiç deklaroi se marrëveshja me Kosovës mund të arrihej në dy mënyra: krijimin e një Republike Srpska në Veriu ose shkëmbimi i territoreve.

Sipas tij, normalizimi mund të bëhet vetëm në dy mënyra, e para që Kosova të mbetet shtet i pavarur duke dhënë disa të drejta për serbët, opsioni i dytë është shkëmbimi i kufijve.

Gjatë kësaj seance, Kuvendi i Serbisë ka miratuar raportin për Kosovën. Ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë pa dyshim kryefjala e muajit që po lëmë pas, duke ngritur jo pak shqetësime për zhytjen e rajonit në konflikte të mëtejshme etnike. Por sipas ekspertëve perëndimorë, dy “misionarët” kryesorë të kësaj teze, Vuçiç dhe Hashim Thaçi, nuk kanë diskutuar vetëm për ndryshimin e kufijve. “The Economist” shkruante disa muaj më parë se “plani i tyre” mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga qeveria serbe në këmbim të dhënies së një lloj autonomie serbëve që jetojnë brenda territorit të Kosovës. Sipas ekspertëve, kjo do t’u mundësonte serbëve që jetojnë në Kosovë të formojnë një republikë të pavarur, të ngjashme me Republikën Sprska në Bosnjë”.

. Gazeta britanike shkruan se shumë analistë besojnë dy presidentët mund të jenë duke u përgatitur për një marrëveshje të re, sipas të cilës serbët që jetojnë në Kosovë do të kenë një farë autonomie, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së saj.

“Edhe pse do të jetë një marrëveshje që do të urrehet nga të dyja palët, së paku udhëheqësit e tyre do të jenë në gjendje të thonë se kanë ruajtur territorin”, shkruan “The Economist.

Alexandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi dhe Federika Mohgerini

Çfarë deklaroi Vuçiç?

“Kusht për kthimin në tryezën e negociatave është ende heqja e taksave për mallrat serbe”,  tha presidenti serb Vuçiç, duke shtuar se shqiptarët do të sulmonin Serbinë për të ruajtur situatën aktuale. "Nëse heqin taksat, do të bëj çmos për të arritur një zgjidhje", tha Vuçiç, duke shtuar  se ka vetëm dy mundësi për marrëdhënie të mëtejshme midis Serbisë dhe Kosovës - normalizimi ose konflikti i ngrirë.

Siç theksoi ai, opsioni i dytë nuk është i pranueshëm për asnjërën palë.

"Një konflikt i ngrirë nuk mund të jetë më një zgjidhje, sepse shqiptarët nuk duan ta pranojnë. Dhe kjo është arsyeja pse ata janë të shqetësuar nga dita në ditë. Është çështje ditësh dhe muajsh kur ata do të sulmojnë Serbinë. Ne mund t’i kundërpërgjigjemi edhe pse kjo do të ngadalësonte rrugën tonë të integrimit në BE, gjë që është shumë e rëndësishme për ne, "theksoi ai.

Zgjedhja si një zgjidhje për normalizimin do të kthejë një pjesë të asaj që u dorëzua tërësisht, shtoi ai.

Përtej deklaratave të tij, ajo që shkaktoi një polemikë edhe më të madhe ishte prania e Milan Radoičić, zyrtarit të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë.

Ambasadorët e Gjermanisë dhe të Shteteve të Bashkuara, si dhe të Bashkimit Evropian, morën pjesë në seancën e mbajtur nga Vuçiç, deklaruan se Serbia mbetet një objektiv strategjik për BE-në, veçanërisht pas rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Presidenti Aleksandër Vuçiç

“Pjesëmarrja e Beogradit në dialogun me Prishtinën ka rritur reputacionin ndërkombëtar të Serbisë dhe nga ana tjetër, pavarësia e Kosovës u kthye në tryezën e negociatave, tha Vuçiç. "Nëse do të ishim në BE midis viteve 2025 dhe 2030, kjo do të rriste në mënyrë drastike shanset tona për të qenë afër një zgjidhjeje më pak të keqe"theksoi ai.

Sipas tij, megjithatë, BE deri tani nuk ka bërë shumë për të bindur zyrtarët e Kosovës për të hequr taksat, i cili është kushti i vetëm për vazhdimin e dialogut.

"Nuk ka nevoje t’ju them se as paralajmërimet, as qëndrimi i saktë i Federica Mogherini dhe Johannes Hahn dhe ai i shteteve anëtare as Bashkimi Evropian nuk kanë pasur asnjë efekt tek qëndrimi i  palës shqiptare," tha Vuçiç.

"Prishtina tani nuk dëshiron një dialog, a do të kërkojë atë në të ardhmen, është një pyetje që duhet t’ua bëjmë këshilltarët e tyre perëndimorë", tha presidenti i Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë