Ne rrjet

‘Vuçiç është Putin’, Moska akuzon Perëndimin se fshihet pas protestave në Beograd

Nga Gazeta 'Si'-Pas protestave të ashpra në Serbi, nuk vonoi reagimi i Kremlinit, për të cilin është Perëndimi ai që po i vë “flakën situatës".

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova – e cila edhe ajo është në listën e sanksioneve nga BE pas pushtimit të Ukrainës - shtoi se kryeqytetet perëndimore "po përpiqen të tensionojnë situatën duke përdorur teknikat e Maidan".

Një referencë për protestat në rrugë që u zhvilluan në Kiev në 2014, të cilin Moska e ka cilësuar gjithmonë si një grusht shteti të udhëhequr nga Perëndimi. Ky është një interpretim që i dha Putinit bazën politike për luftën në Donbas, pushtimin e Krimesë dhe më pas sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Qeveritë europiane akuzojnë Moskën se prej kohësh po përpiqet të destabilizojë Ballkanin në luftën e tij hibride kundër Perëndimit.

Mijëra persona iu bashkuan opozitës mbrëmjen e djeshme(24 dhjetor) për të prostestuar krah opozitës që kërkon anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Manifestuesit thërrisnin ‘Hapni derën’, ‘hajdutë’, ndërsa godisnin zyrat me vezë e gurë.

Disa këndonin “Vuçiç është Putin” duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë