Bota

Studentët bllokojnë rrugët në qendër të Beogradit, duan akses  në listat e votuesve

Më 25 dhjetor, një grup studentësh në Beograd të Serbisë bllokuan trafikun në kryqëzimin e rrugëve "Kneza Millosha" dhe "Birçaninova" , duke kërkuar që autoritetet në Serbi te lejojnë inspektimin publik të listës së votuesve.

Ky lokacion është një nga më të ngarkuarit në kryeqytetin e Serbisë. Rreth tij gjenden ndërtesat e Qeverisë së Serbisë, ministri të shumta dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe.

Paraprakisht, me të njëjtën kërkesë, studentët protestuan edhe para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Birçaninovë.

Ata njoftuan se duan qasje në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi që organizata vendëse dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor shprehën dyshime për rregullsinë e tyre.

Njëri nga organizatorët e bllokadave, Ivan Bijeliq, tha se do të paraqesë kërkesë tek të gjitha pushtetet lokale për kontroll të listave zgjedhore dhe se do të kenë kohë t'u japin qasje deri të mërkurën, më 27 dhjetor, në mesditë.

Ata njoftuan se protestave në Beograd u janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Novi Sadit. Siç thanë ata, nuk do të ketë bllokada më 26 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë