Një 47-vjeçar është vrarë mbrëmë në Tropojë pranë karburantit të tij.
Ai është 47-vjeçari Guxim Gjyriqi, banues në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:32 në lagjen “Partizani”.
Mësohet se ai është ekzekutuar fill pasi mbylli lokalin i cili ndodhet afër karburantit të tij në Bajram Curr.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë qyteti është blinduar nga policët dhe FNSH për të gjetur autorin e krimit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.