Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Kavajë. Viktima mësohet se është një 26-vjeçar. Policia ka shoqëruar në komisariat autorin e krimit. Nga burimet paraprake dyshohet se viktima dhe autori kanë pasur një konflikt banal.
Në konflikt e sipër, është përdorur një armë gjahu, ku viktimë ka mbetur 26-vjeçari Marjus Ismailaj. Policia bën të ditur se personi i dyshuar dhe i ndaluar është 60-vjeçari, Xhevdet Leçini. Ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe debati ka nisur për shkak se personat kanë qenë në efektin e alkoolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.