Policia ka kapur në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e Poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur, i cili më pas ndëroi jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:20 si pasojë e një konflikti, që duket se nuk ishte i çastit, pasi të tre ishin gardianë në burgun e Fierit.
Elis Kapaj, 22 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Manol Rrapaj, 26 vjeç që u plagos, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Mësohet se të dy viktimat ishin banues në Patos.
Autori Martin Skëndaj i ka qëlluar me armë zjarri.
Policia ka kapur autorin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.