Ka ndodhur

Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, ndërron jetë në spital pas vetëplagosjes Aldi Rama

Aldi Rama, autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit të policisë, Saimir Hoxha, ka ndërruar jetë mëngjesin e të mërkurës në spitalin e Traumës disa orë pasi u vetëplagos me armën e krimit në Lezhë.

Rama tentoi t’i fshihej forcave RENEA dhe pas 6 orrësh në arrati është vetëplagosur me pistoletë në fyt. Pas disa orësh kërkimesh edhe me helicopter, 21-vjeçari u lokalizua në zonën e Lagunës së Vainit në Lezhë.

Sipas policisë, efektivët i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka kundështuar dhe më pas është vetëplagosur me armën e tij para se të kapej nga policia.

I riu u gjet i vetëplagosur në një zonë mes shkurresh, ndërsa pranë kishte një pistoletë dhe telefonin celular.

Pasditen e të martës (28 shtator), Rama u shoqërua fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, më pas u tarnsportua drejt Traumës në gjendje kritike për jetën, ku ndërroi jetë mëngjesin e të mërkurës (29 shtator).

Aldi Rama dyshohet se ka qëlluar të paktën dy herë drejt helikopterit të policies gjatë aksionit për kapjen e tij.

Ndërkohë policia më herët, vuri në dispozicion 20 mijë euro për këdo që jepte informacion të vlefshëm për vendndodhjen e autorit të vrasjes së policit 44 vjeç.

Mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhës pas një operacioni anti-kanabis, nënkomisari Saimir Hoxha, bashkë me dy kolegë ndaluan makinën ku ndodhej Rama me dy miq të tij.

Këta të fundit iu bindën urdhrit për kontroll, ndërsa 21-vjeçari ka qëlluar direct me armë zjarri ndaj Hoxhës, I cili ndërroi jetë rrugës për në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë