Politike

Ambasadorja Kim reagon për vrajen e policit: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për vrasjen e policit Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur këtë të martë në Lezhë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë,” shkruan Kim ndër të tjera në Twitter.

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.

Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.

Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se fshihet në zonë. Policia ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë