Rend dhe Ligj

Vrau ish-kunatën në Bathore, arrestohet autori

Arrestohet Agron Tanushi, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij 34-vjeçare Jetmira Hasani.
31-vjeçari Tanushi është kapur në Lushnje.

"Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë, pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se pas kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjesin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit, i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

31-vjeçari Tanushi si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij, Jetmira Hasanin, 34 vjeçe.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

Vrasja është kryer me 1 armë zjarri pushkë, me bajonetë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.

Ndër të tjera mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij.
Policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë