Lajme

Vrasje në qendër të Korçës, një person goditet me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një person është gjetur i pajetë në mes të rrugës, në afërsitë zonës së Pazarit të qytetit.

Ai është gjetur i gjakosur, i shtrirë përmbys në mes të rrugës.

Mësohet se ai është qëlluar me sëpatë në kokë, goditje që i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë një konflikt, por ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë