Ka ndodhur

Vrasja në Dibër, vetëdorëzohet në polici autori i dytë i dyshuar

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Dibrën, është vetëdorëzuar në polici autori i dytë i dyshuar i krimit, ku mbeti i vrarë Xhetan Konesha, 50 vjeç.

Policia bën me dije se Altin Mera, në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar nga fshati, është vetëdorëzuar te forcat e policisë.

Ndërkohë, një ditë më parë është arrestuar vëllai i tij, Mehmet Mera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Luzni, ku pas një konflikti për një kanal që ndante pronat e tyre, një prej vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri automatik 50-vjeçarin i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë