Ka ndodhur

Dibër, 50-vjeçari vritet me automatik pas sherrit me dy vëllezër

Një 50-vjeçar është vrarë këtë të martë me armë zjarri automatik pas një konflikti për motive të dobëta me dy vëllezër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzni të Dibrës dhe policia thotë se viktima është Xhetan Konesha.

Ndërkohë që të dyshuar si autorë të krimit, policia ka identifikuar vëllezërit me iniciale M.M., 42 vjeç dhe A.M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni të Dibrës.

Ky i fundit është arrestuar nga uniformat blu, ndërsa vëllai i madh është shpallur në kërkim. "Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital", informon policia.

Sakaq është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se autorët kanë plagosur me pasojë vdekjen, 50-vjeçarin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë