Lajme

Dorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes në "Astir"

Është dorëzuar në polici autori i vrasjes së Vilson Tafçiut, ngjarje e ndodhur më datë 20 janar të këtij viti. I dorëzuari është Noel Dishi, 29-vjeç. Dishi identifikohej edhe me dy emra të tjerë si Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti. 29-vjeçari me origjinë nga Dibra, prej vitesh jetonte në Sukth dhe kishte pasur njohje me viktimën. Ata kishin pasur një konflikt të vjetër kohë më parë kur jetonin në Francë, çka dyshohet si motiv për këtë ngjarje të rëndë

Njoftimi:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

 Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë