Lajme

Vrasja e të riut në Tiranë, identifikohet një i dyshuar

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e të riut që tronditi zonën e “Astirit”, mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se viktima është 28-vjeçari Vilson Tafçiu (Noka). Ai është ekzekutuar me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali ku po pinte kafe.  

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasin N. D, si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

28-vjeçari, që mbeti viktimë e këtij atentati mësohet se ishte arrestuar për trafik droge në mars të vitit 2018 në Francë dhe kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj. Pastaj ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar.

Përveç Francës ai ka jetuar edhe në Belgjikë.

Pista e parë ku janë fokusuar hetimet është pikërisht e kaluara e tij në Francë dhe në Belgjikë dhe konfliktet për shkak të drogës, pasi në familje nuk ka pasur precedent. 

Pas ngjarjes, është vënë re një makinë me ngjyrë të zezë që u largua me shpejtësi ku rezulton se është e autorëve të vrasjes, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut.

Viktima ishte me dy persona të tjerë në lokal në zonën e “Astirit”, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë