Rend dhe Ligj

Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë, gjykata lë në burg dy vëllezërit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arsil dhe Samir Sherën, dy vëllezërit që ekzekutuan taksistin Abdulla Budllën, pasditen e 3 gushtit në Fushë-Prezë. Me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me paramendim dy të rinjtë kanë pranuar krimin, me arsyetimin se Budlla kishte një lidhje intime me nënë e tyre dhe i kish ngacmuar edhe motrën. Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët.

Arrest në burg gjykata caktoi edhe për Gresian Çela, pronari i kompanisë ndaj të cilit rëndon akuza e posedimit dhe trafikimit të drogës, pasi gjatë kontrollit për kapjen e mjetit të krimit GOLF 5 policia i gjeti Çelës edhe 60 g kokainë. 

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë-Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. Mbi dy vëllezërit Shera rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë