Rend dhe Ligj

Vrasja e Santiago Malkos, policia shpall në kërkim autorët

Policia ka zbardhur vrasjen e Santiago Malkos, i cili u ekzekutua më 27 gusht të këtij viti dhe ka shpallur në kërkim 8 persona.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurie “Arrest me burg” në mungesë, ndaj shtetasve:

Leonard dhe Elis Duka (vëllezër), Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë dhe Fatmir Hyseni, banues në Vlorë.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Më herët po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe shtetasi B. T., banues në Tiranë.
Po ashtu, grupi hetimor ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.
26-vjeçari Santiago Malko u vra me armë zjarri më 27 gusht të këtij viti në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur drejt makinës së Malkos u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.
Po ashtu mësohet se Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinaj, i cili u përfshi në vrasjen në Ish-Bllok më 4 tetor të vitit të shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë