Ka ndodhur

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli lë në burg ish-efektivin e RENEA-s

Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, është lënë në burg për vrasjen e aktivistit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit në Durrës, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë pak javë më parë nga Gjykata e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi më 21 prill në mes të ditës, ku u plagosën edhe katër persona të tjerë, përfshirë dhe një efektive policie. Paplekaj akuzohet për veprat penale "Vrasje", "Vrasje në tentativë" dhe "Heqje e lirisë me dhunë".

Po ashtu, gjykata ka vendosur që 10 të ndaluarit e tjerë, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, të hetohen në gjendje të lirë, me masën detyrim paraqitje dy herë në muaj. Ndërkohë vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen, Kelmend Xhaferri.

Paplekaj u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes në Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të Policisë së Elbasanit, të cilët ishin njoftuar më pas për përplasjen mes palëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë