Ne rrjet

Vrasja e një gazetarje në Irlandën e Veriut rikthen frikën e IRA-s

Vrasja e një gazetareje në Irlandën e Veriut ka shkaktuar jo pak frikë për rikthimin e IRA-s, ish-Ushtrise Republikane Irlandeze. Ajo u vra në orët e vona të mbrëmjes së kaluar gjatë një aksioni policie në qendër të Londonderrit.

Ngjarja ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pas raporteve se Lyra McKee u vra nga disidentë të IRA-s së Re. Zëdhënësi i policisë, Mark Hamilton tha se IRA-ja e Re “ka të ngjarë të jetë ajo pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

29-vjeçarja mbeti e vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë në Londonderri. Pamjet e filmuara nga një kalimtarë tregojnë një person të armatosur dhe të maskuar që hyn në rrugë dhe hap zjarr me pistoletë.

McKee, e cila ishte duke qëndruar pranë një automjeti policie, u plagos për të ndërruar më pas jetë në spital. Unioni Kombëtar i Gazetarëve (NUJ) tha se McKee ishte "një nga gazetarët më të guximshme" në Irlandën e Veriut.

Lyra McKee

Vrasja e saj vjen ndërkohë që aktiviteti i IRA-s është rritur përgjatë muajve të fundit. Policia në Irlandën e Veriut njofton se është e tronditur nga një sërë incidentesh të dhunshme.

"Disindentët e ish-ushtrisë republikane po planifikojnë një sërë sulme në këtë qytet. Në momentin e të shtënave ishin duke kryer një sërë bastisjesh në qendër të Londonderrit", tha Hamilton.

Trazirat filluan në lagjen Fanad Drive, ku disidentët i vunë zjarrin dy automjeteve të policisë.

Një gazetare e cila ishte po ashtu në vendin e ngjarjes tha se një person i armatosur filloi të qëllonte pa pushim ndaj mjeteve të policisë". "Në rrugë kishte gra dhe fëmijë. Të gjithë kishin dalë për të parë se çfarë po ndodhte", shtoi Leona O'Neill.

Në 2005-ën, IRA e re u kërkoi të gjithë pjesëtarëve që të hidhin poshtë armët dhe në të angazhoheshin me mjete politike, përmes rrugës demokratike. Por dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian duket se ka rihapur plagët e vjetra.

Tanimë shumë analistë në Londër po pyesin nëse Irlanda e Veriut do të kthehet në gjendjen e konflikteve civile, të cilat e karakterizuan për pjesën më të madhe gjatë shekullit XX? Në dekadat pas pavarësimit të Irlandës, në fillim të viteve 1920, Armata republikane irlandeze, e cila asnjëherë nuk u pajtua me ndarjen e ishullit, kreu sulme kundër policisë dhe civilëve në provincë, me qëllim të përzënies së britanikëve.

Njëzet vjet më parë, me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis qeverive britanike dhe irlandeze, u duk se u arrit njëfarë paqeje. Por tani, si pasojë kolaterale e Brexitit, ka rrezik që të vijë deri te shfaqja e një konflikti të ri. Me Britaninë dhe Irlandën në BE, kufiri ndërmjet tyre, duke ndarë 4.7 milion qytetarë irlandezë në jug dhe në perëndim nga mbi 1.8 milion qytetarë britanikë në verilindje të ishullit, u bë i padukshëm.

Por, tani kur Britania ka vendosur të dalë nga BE-ja, kufiri duket se po rishfaqet, duke cuar edhe në ngjarjet e dhunshme që i morën jetën gazetares.

Republikanët disidentë nuk kanë ndaluar së sulmuari policinë gjatë 20 viteve të fundit, madje lista e përpjekjeve të tyre është e gjatë. Por IRA kryesore u ndal. Një nga udhëheqësit më të pamëshirshëm të organizatës, Martin McGuinness u bë zëvendësministri i pare i Irlandës së Veriut pasi kuptoi se inteligjenca britanike dhe irlandeze kishte dobësuar forcat e tij dhe se militantët ishin bindur se politika duhet të zëvendësonte terrorizmin.(ai vdiq marsin e kaluar).

Ekspozimi im i parë i gazetarëve ndaj sulmeve të tyre ishte në kulmin e konfliktit në mesin e viteve 1970, kur truprojat e McGuiness-in dhunuar barbarisht analistin e njohur britanik, John Lloyd. Por IRA e Re nuk ka synuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarët, pavarësisht se këta të fundit janë kthyer shpesh herë në pengesë për organizatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë