Ne rrjet

Von der Leyen pas takimit me Merkel: Rrugë alternative për Shqipërinë dhe Maqedonin

Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi pas një takimi me kancelaren Angela Merkel se është në kërkm të një rruge për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e zgjedhur, e cila pritet të fillojë mandatin e saj në 1 dhjetor, tha se Komisioni do të gjejë mjete alternative për të forcuar lidhjet me Shqipërnë dhe Maqedoninë fqinje.

“Për sa kohë që nuk është e mundur të hapen bisedimet e pranimit ... unë do të vë tërë energjinë time në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t'i lidhin gjithnjë e më shumë këto vende me ne përmes bashkëpunimit të ngushtë," tha ajo, duke shtuar:

Pas takimit me kancelaren Merkel në Berlin, Von der Leyen deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe duhet të mbahen sa  më afër BE-së.  Deklarata e saj për kërkimin e rrugëve alternative, vjen pas deklaratës stë presidentit francez, Emmanuel Macron, se Shqipërisë do t’i duhen edhe 15 vite për të hyrë në BE.

 Franca mësohet se i ka propozuar Gjermanisë ndryshimin total të të gjitha rregullave të negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat do të përqendrohen te partneriteti i privilegjuar në vend të zgjerimit të mëtejshëm të unionit.

Sipas mediave serbe Macron duket se ka bindur edhe Merkel për këto ndryshime.
Në një intervistë me “The Economist” , zbuloi se sipas llogarive të vendeve të tjera anëtare, Shqipëria do të mbetet jashtë unionin edhe për më shumë se një dekadë. Macron po ashtu se çfarë e motivoi të kundërshtonte liderët e tjerë të BE-së në samitin e tetorit në Bruksel, për hapjen e negociatave.
“Unë u përpoqa të jem konsistent, u thashë liderëve të tjerë ‘kemi një problem’. Ne nuk dimë si të veprojmë me 27 anëtar, a mendoni se do të jemi më mirë me 30 ose 32? Dhe ata më thanë ‘nëse ne hapim negociatat, Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i duhen 15 vite të bëhet anëtare. Kjo nuk është e vërtetë as për qytetarët tanë, as për ato vende. Unë u thashë atyre të shikojnë se çfarë ndodhi me bashkimin bankar. Pas krizës së vitit 2008 na u deshën 20 vjet për ta reformuar. Pra, edhe nëse hapim negociatat tani, ne nuk do të kemi sukses në reformimin e Unionit nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtën shpejtësi”, tha Macron

Sipas presidentit francez, “një rrugë alternative”, është investimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
“’Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë, t’u themi kompanive tona që të investojnë në masë atje, të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim. Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde, ”thotë Macron
Një nga propozimet kryesore të Macron është integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës do futet në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në vend se të presë anëtarësim të plotë. Modeli tjetër është modeli norvegjez. Ai parashikon që në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyçe; Bashkimi Europian për Tregtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë anëtarë të BE-së.
Diplomatët e Brukselit argumentojnë se Franca insiston që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që duhet të fillojnë negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në proces.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë