Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se paqja në Ukrainë duhet të arrihet sipas kushteve të Kievit, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Europian.
Ajo mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, së bashku me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, në përvjetorin e katër të nisjes së luftës.
“Në Kiev për herë të dhjetë që nga fillimi i luftës. Për të përsëritur se Europa qëndron pranë Ukrainës, financiarisht, ushtarakisht dhe në këtë dimër të ashpër. Për të nënvizuar angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj luftës së drejtë të Ukrainës. Dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë si popullit ukrainas ashtu edhe agresorit: nuk do të dorëzohemi derisa të rivendoset paqja. Paqe sipas kushteve të Ukrainës” shkroi ajo në X.
Vizita e udhëheqësve europianë në Ukrainë rikonfirmon mbështetjen politike, financiare dhe ushtarake të Bashkimit Europian për Kievin në përballje me agresionin rus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje