Lajme

Vodhi 2 milionë lekë në një banesë, arrestohet 25-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi akuzohet si autor i vjedhjes së 2 milionë lekëve të reja në një banesë në Kamëz.
Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet A. Q, 25 vjeç, banues në Kamëz.
Për këtë ngjarje janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy shtetas të tjerë: G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz.
Siç njofton policia, më 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë