Lajme

Vlorë, sekuestrohen mbi 500 mijë euro pasuri nga veprimtaria kriminale

Policia e Vlorës ka sekuestruar një pasuri me vlerë 543 452 mijë euro, të cilat dyshohet së janë krijuar me të ardhura nga veprimtari kriminale të pastrimit të parave.
Policia thotë se këto pasuri i përkasin shtetasit me inicialet G. B.
Siç thuhet në njoftim janë sekuestruar këto pasuri:
2 apartamente banimi në Vlorë; 2 llogari bankare si dhe 1 automjet Wolkswagen.
Sipas policisë, këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.
Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë