Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së 29 dhjetorit në lagjen 10 korriku në qytetin e Vlorës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40.
Automjeti i llojit “Lançia” me targa Aa 550 ET në pronësi të shtetasit me inicialet F. E ka marrë flakë në Vlorë pranë Lungomares.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike.
Në vendngjarje janë forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia po heton më tej rreth kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.