Ka ndodhur

Vlorë, identifikohet 25 vjeçari që u gjet i vrarë me plumb në kokë brenda një automjeti

Disa orë pas ekzekutimit, është identifikuar i riu i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në makinë mëngjesin e të shtunës në një rrugë dytësore Vlorë- Babicë.

Sipas policisë, ai është 25 vjeçari Xhuljano Bullari nga Elbasani, por me banim në Babrru të Tiranës.

I riu është qëlluar me tre plumba, por një prej tyre ka qenë fatal për jetën, duke e goditur në kokë. Viktima është gjetur i pajetë në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.

Kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë Bullarin dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.

Kush është Xhuljano Bullari

Policia e Vlorës dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Ai kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi vuajti një dënim prej 3 vite e 4 muaj për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.

Në 2018-ën, ishte arrestuar nga policia e Fierit në lagjen “Sheq i Madh”, me automjetin e tij tip “Lancia”, duke transportuar 3 shtetas sirianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e largimit nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës në “arrest shtëpie”, ka ikur nga banesa.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se dikush i njohur i tij, mund ta ketë thirrur Xhuljano Bullarin për ta nxjerrë në pritë.

Si u identifikua viktima

Makina ku u gjet i vrarë 25-vjeçari nga Elbasani

Bullari kohët e fundit qëndronte në zonën e Babrrusë në Tiranë. Policia ka mundur të identifikojë viktimën pas disa vetëm falë zbulimit të pronësisë së automjetit tip “Fiat Punto”, që i përket një gruaje në Tiranë dhe marrjes së shenjave të gishtave.

Pikërisht në këtë automjet në orët e para të mëngjesit, u gjet i pajetë Xhuljano Bullari, teksa ishte qëlluar plot 4 herë me pistoletë, por vetëm 3 plumba e kanë prekur, dy në trup ddhe një kokë.

Një plumb, ka dëmtuar edhe xhamin e parë të makinës. Ndërsa deri në këtë fazë të hetimeve, policia e Vlorës dyshon se bëhet fjalë për një larje hesapesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë