Ka ndodhur

Autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Vlorë ishte pasagjer në makinën e viktimës

Policia e Vlorës vijon përpjekjet për zbardhjen e vrasjes misterioze të 25-vjeçarit, Xhulian Bullari në fshatin Babicë.

Bullari u gjet i vdekur në makinën e tij. Viktima ka marrë dy plumba në kokë. Policia ka shoqëruar 10 persona si të dyshuar se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Nga ekspertiza forensike, grupi hetimor ka dalë në përcaktimin se i riu është qëlluar në distancë të afërt në pozicion të ulët, çka sugjeron se autori, ose autorët e krimit në momentin që kanë shkrepur armën dy herë në kokën e viktimës kanë qenë të ulur në sediljen e pasagjerit.

Për rrethana të tjera të ngjarjes policia nuk jep më shumë detaje, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Xhulian Bullari u gjet i vrarë brenda makinës Fiat Punto në afërsi të “Qafës së Topit” në fshatin Babicë të Vlorës.

Familjarët e viktimës, me origjinë nga Elbasani, mësuan përmes televizorit ngjarjen e rëndë, ndërkohë që në 2018, 25-vjeçari rezulton i ndaluar për trafikimin e shtetasve sirianë në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë