Lajme

Vlorë, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët ishin të shpallur në kërkim për moskallëzim krimi.

Policia thotë se të arrestuarit janë L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky person ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

I arrestuari i dytë është shtetasi R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky person ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

Ndërsa i arrestuari i tretë është shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky i fundit ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë